Maqedoni, 5 të vdekur e 164 raste të reja me COVID-19

Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit janë shënuar 164 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që pesë pacientë kanë vdekur si pasojë e infeksionit, ka bërë të ditur Alsat-m.

Ndërkohë janë shëruar 74 pacientë.

Sipas të dhënave, nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 8.786 persona me koronavirus, prej të cilëve 4676 janë shëruar, kurse kanë vdekur si pasojë e tij 406 pacientë.

Aktualisht janë 3.704 raste aktive me COVID-19.