Sadio Mane e ka marrë një lajm trishtues sot.
Sulmuesi i Bayern Munichut nuk do të mundë të marrë pjesë në Kupën e Botës, e cila do të nisë më 20 nëntor.
Ish-futbollisti i Liverpoolit u largua nga fusha pas vetëm 20 minutash në ndeshjen e Bundesligës ndaj Werder Bremenit të martën mbrëma, shkruan “Gazeta Express”.
Edhe pse asistent-trajneri i Bayernit, Dino Toppmoeller theksoi se problemi me lëndim nuk është shumë serioz, pas skanimeve të bëra doli përfundimi që futbollisti afrikan duhet të pushojë më gjatë.
Kjo nënkupton se Mane nuk do të mundë ta ndihmojë Senegalin në “Katar 2022”.
Pa dyshim, kjo do të jetë një humbje e madhe për këtë kombëtare pasi Mane është lojtari kryesor aty.