Një fitore shumë të thellë e ka shënuar Manchester Unitedi të martën mbrëma. Gjiganti anglez i futbollit fitoi 9:0 ndaj Southamptonit në kuadër të xhiros së 22-të të Premier Leagues.
Southamptoni nga minuta e dytë mbeti pa një lojtar në fushë. Alexandre Jankewitz u përjashtua direkt me të kuq. Jan Bednarek u përjashtu në minutën e 86-të.
Aaron Wan-Bisaka hapi serinë e golave. Marcus Rashford shënoi më pas, ndërsa Jan Bednarek realizoi autogol. Në pjesën e parë shënoi edhe Edinson Cavani. Anthony Martial (dy gola), Scott McTominay, Bruno Fernandes e Daniel James realizuan në pjesën e dytë.
Unitedi është i dyti me 44 pikë, sa i ka edhe Manchester City në vend të parë. Por City ka dy ndeshje më pak të luajtura. Southamptoni është i 12-ti me 29 pikë.