Manchester Unitedi ka shprehur interesim për shërbimet e qendërmbrojtësit Raphael Varane, i cili është pjesë e Real Madridit.
Bëhet e ditur se klubi anglez tashmë ka bërë gati ofertën për të bindur Realin që ta lirojë francezin në fund të këtij edicioni.
Sipas mediumeve angleze, Unitedi është i gatshëm të paguajë rreth 80 milionë euro për të siguruar Varanen që shihet si përforcim i duhur për repartin e mbrojtjes.
Varane 27-vjeçar ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2022, kurse këtë edicion ka regjistruar dhjetë paraqitje në të gjitha garat.
Francezi është pjesë e klubit spanjoll prej vitit 2011, kur iu bashkua nga Lensi.