Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City edhe zyrtarisht është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Kylian Mbappe.
“Fichajes” ka raportuar se drejtuesit e Cityt pritet së shpejti ta kontaktojnë Mbappen, i cili është i lidhur me një transferim të mundshëm te Real Madridi gjatë verës.
Te City po besojnë se mund ta mposhtin konkurrencën e Realit për ta siguruar francezin, i cili në verë do të jetë lojtar i lirë pasi nuk e ka rinovuar kontratën me Paris Saint-Germainin.
Mbappe 23-vjeçar ende nuk ka dhënë një sinjal për të ardhmen e tij, pavarësisht ofertave të shumta që ka marrë. Ai këtë sezon ka shënuar 33 gola dhe ka bërë 22 asistime në 41 paraqitje për PSG-në.