Marrëveshjet mes Barcelonës dhe Manchester City duke se nuk do marrin fund, shkruan Sinjali Sport.
Pasi janë afër zyrtarizmit të Sergio Agueros dhe Eric Garcias, skuadra e Barcelonës duhet të lëshojë dorën për një lojtar të tyre që po kërkohet nga Citizens.
E ardhmja e Sergi Robertos ende nuk dihet dhe për këtë, Guardiola ka shprehur interesimin për transferimin e spanjollit.
Anglezët tentuan ta transferonin katalunasin verën e kaluar, një opsion që lojtari e refuzoi.
Por, tani situata është ndryshe dhe tri palët e shohin operacionin më ndryshe.
Barcelona dëshiron të ndryshojë diçka dhe të largojë lojtarët me paga të larta, ndërsa Guardiola e vlerëson lart Roberton.
Kontrata e tij përfundon në qershor të vitit tjetër dhe nuk do të ketë rinovim.