“Djajtë e Kuq” e presin sonte Leicester Cityn, i cili po lufton për t’u futur në Top 4. Me një fitore eventuale, United do t’i afrohej në 7 pikë liderit Manchester City, tri xhiro pa përfunduar sezoni
Manchester United do ta kërkojë mrekullinë në ndeshjet e fundit të sezonit në Premierligë.
“Djajtë e Kuq” aktualisht gjenden në vendin e dytë, 10 pikë prapa liderit Manchester City, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Dhe, me një fitore sonte ndaj Leicester Cityt, United do të afrohej në 7 pikë me kreun e tabelës, tri xhiro pa përfunduar sezoni.
Pra, matematikisht do të kishin ende gjasa për ta fituar titullin, shkruan Gazeta Express.
Por, fillimisht ekipi i Ole Gunnar Solskjaerit duhet ta mposhtë Leicesterin, në një sfidë mjaft të vështirë.
Jamie Vardy me shokë aktualisht gjenden në vendin e katërt dhe synojnë ta mbyllin sezonin në Top 4 për të luajtur në Champions.
Për këtë arsye, sonte pritet të zhvillohet një ndeshje e zjarrtë pasi të dyja ekipet i duan me ngulm pikët.
Kjo ndeshje fillon në orën 19:00.
E pas saj, nga ora 21:15 do të luajnë Southamptoni me Crystal Palacen.