Mali i Zi ka konfirmuar të maten dy rastet e para të infektimit me koronavirus.
Kjo është bërë e ditur përmes llogarisë zyrtare në “Twitter” të Qeverisë së Malit të Zi.
Kryeministri malazez, Dushko Markoviq, i ka konfirmuar dy rastet e para.
Mali i Zi, deri më tani ka qenë shteti i vetëm në Evropë pa raste të koronavirusit.