Mali i Zi kalon Kosovën me numrin e të infektuarve me koronavirus

Ka shkuar në 109 numri i të prekurve me virusin Covid-19 në Malin e Zi, duke e lënë kështu Kosovën vendin me më së paku të infektuar në rajon.

Mali i Zi, shtetin në të cilën u paraqitët rastet me koronavirus më së voni në Evropë, tashmë ka regjistruar 109 qytetarë të infektuar me COVID-19, njofton vijesti.me.

Kësisoj, Kosova mbetet vendi me më së paku raste të infektuara. Deri tash janë regjistruar 108 raste, një nga ta ka vdekur e një është shëruar. Në testet e para kanë dalë edhe disa të tjerë të shëruar, mirëpo pritet që t’u bëhen edhe teste të tjera.