Gjumi në të vërtetë, është miku më i mirë i trupit dhe i mendjes. Megjithatë shumë njerëz vuajnë nga çrregullime të ndryshme të ciklit të gjumit, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e tyre.
Shqetësime të ndryshme gjatë natës, si përshembull apnea e gjumit, që shkaktohet nga bllokimi i frymëmarrjes gjatë gjumit, duke e ekspozuar organizmin ndaj mungesës së vazhdueshme oksigjenit, ose edhe disa çregullime mendore, mund të jenë disa nga arsyet se përse nuk flini mirë.
Por ndonjëherë ndodh që edhe gjumi i tepërt të mund të prishë ekulibrat e një stili të shëndetshëm jetese. Prandaj ekspertët e shëndetit rekomadojnë që të bëni jo më pak se tetë orë gjumë gjatë natës.
Megjithatë shumica e njerëzve vuajnë nga pagjumësia dhe për këtë ekziston një mënyrë tjetër trajtimi që mbase nuk e keni dëgjuar: magnezi!
Magnezi është një lëndë ushqyese që gjendet në shumë ushqime që mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së gjumit, por jo vetëm! Ai luan një rol të rëndësishëm, duke ndihumuar organzimin të kryejë më lehtë funksione të caktuara.
Së pari, magnezi është i nevojshëm që trupi juaj të prodhojë energji të mjaftueshme. Burime të mira të tij janë barishtet, arrorët, farat dhe drithërat
Ky mineral, luan gjithashtu një rol në zhvillimin e kockave, dhe madje kontribuon në funksionet kryesore trupore të tilla si një ritëm normal i zemrës dhe kontraktimet e muskujve.
AgroWeb.org duke u bazuar në përfundimet e ekspertëve, iu njeh më poshtë me gjithçka që duhet të dini për ndikimin që ka ky mineral në cilësinë e gjumit.
Magnez për të zgjidhur problemet me gjumin!
Teoria që ekspertët mbështesin, është se magnezi vepron duke qetësuar sistemin nervor qëndror. Kështu ju do të ndiheni më të relaksuar dhe do të bëni një gjumë më të qetë.
Shumë studime janë kryer deri më tani për të mbështetur këtë teori, dhe provat kanë treguar se përfitimet janë të dobishme.
Ekspertët këshillojnë që të konsultoheni me mjekun tuaj, para se të merrni këtë mineral. Kështu ju nuk do të keni nevojë të mjekoheni pa pasur realisht nevojë.
Megjithatë mënyra më e sigurtë për marrjen e tij, mbetet gjithmonë ushqimi. /AgroWeb.org/