“Ma ka drejtu armën, mi ka lidhë duart…” – flet pronari i argjendarisë së grabitur me armë në Suharekë

Gjatë ditës së djeshme qyteti i Suharekës është tronditur nga një grabitje e armatosur që ka ndodhur në qendër të qytetit, për rastin për herë të parë është deklaruar Arbër Bytyqi, pronari i argjendarisë “DIAKOS”.

Bytyqi ka shpjeguar rastin në detaje se si ka ndodhur, tregoi edhe për momentin kur arma iu drejtuar atij.

Ka hyrë nga dera është afruar, unë kam qenë prapa, e ka kapërcyer tezgën këtu, më është drejtuar me armë, ‘Duart lartë, plaçkitje’, jam shtrirë për tokë, është ardhë më ka marrë nga prapa, mi ka lidhë duart, kokën poshtë më thoshte ta mbajë, pastaj kanë vazhduar të thejnë të marrin gjëra. I kanë marrë të gjitha çka kanë qenë të ekspozuara, të arit”, tha ai për Klan Kosova. 
https://youtu.be/GlYGI0aR2PQ?si=i_DEav8t1XQ8vsz9

“Ma kanë drejtuar direkt armën, ka hyrë me shpejtësi të madhe edhe vetëm jam dorëzuar, nuk kam reaguar, kokën poshtë ma kanë mbajtë, nuk kam parë më shumë”, deklaroi ai.