Lyoni zyrtarizon Shaqirin

Skuadra e Lyonit e ka zyrtarizuar transferimin e Xherdan Shaqirit nga Liverpooli, të dielën mbrëma nëpërmjet një komunikate.

Në njoftim thuhet se Lyoni ka arritur parimisht marrëveshje për transferimin e Shaqirit, i cili ishte njëri prej lojtarëve kryesor te Zvicra në “Euro 2020”. Shaqiri të dielën mbrëma do t’i bashkohet Lyonit dhe do të mirëpritet nga drejtori sportiv i klubit, Juninho përpara se të prezantohet.

Ai të hënën në mëngjes do t’i nënshtrohet kontrollimeve mjekësore përpara se ta firmos kontratën. Me Shaqirin në përbërje, Lyoni ka paralajmëruar se do të ketë një sezon madhështor, përkundër startit të dobët në Ligue 1.

Detajet e marrëveshjes me Liverpoolin nuk janë bërë të ditura, por mediumet kanë raportuar se Lyoni ka paguar milionë euro për Shaqirin, i cili do të firmos kontratë pesëvjeçare.