Haziri ka komentuar paralajmërimin e Osmanit për nismë të re politike, duke thënë se nuk pret që kryetarja e Kuvendit të ndërrojë ideologjinë dhe se ajo është “pjekur politikisht”.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk sheh mundësi të bashkëpunimit me Vjosa Osmanin jashtë LDK’së.
“Bashkëpunimin pa LDK’në nuk e shoh si reale. Të them të drejtën nuk e shoh veten pa LDK’në. Është e vështirë. Nuk pres që Osmani të largohet përfundimisht nga LDK. Ajo ka arritur ideologjinë e saj dhe tanimë është pjekur politikisht. Kur arrin këtë lloj pjekurie nuk është e lehtë të ndërrosh ideologjinë”, tha ai për Kanal 10.
“Do të ishte më mirë që Vjosa Osmani të qëndronte në familjen e saj politike”, shtoi ai.