Kryetari aktual i Gjilanit Lutfi Haziri po synon që mos ta lëshojë këtë post edhe për katër vjet të tjera.
Ai sot zyrtarisht u kandidua nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Konventën e Punës së LDK-së në Gjilan, njofton Klan Kosova
Haziri ka thënë se partia e tij ka bërë gabime politike për të cilat duhet të kërkojë falje pas ndëshkimit që ka marrë, por u shpreh i bindur se LDK do të kthehet në pozitë më të fuqishme.
“E kam thënë se LDK po kalon ditët më të vështira politike në historinë e saj, sepse e ka marrë një ndëshkim politkim të merituar. Kur gabon politikisht duhet thënë “më fal”. Gabimet politike i kemi lexuar drejt. Kuvendi i fundit i LDK-së ka punuar drejt. Sot jemi këtu për ta rikthyer vendin e gardianit politik”.
Haziri ka thënë se do ta ketë një program shumë ambicioz për Gjilanin, me të cilin edhe vetë qytetarët do të jenë krenarë.
“Të punojmë me këmbëngulësi dhe të jetojmë më të bashkuar, më afër të njëri-tjetrit sepse edhe më tutje ky vend ka nevojë për LDK-në. Kemi me e shkri një program që gjilanasit do të krenohet me të. Në tetor LDK do të jetë partia e parë me votë dhe me komuna. Besoni në fitore, sepse kjo ka me ndodhë”.