Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj gjatë këtyre ditëve kanë qenë ndër emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.
Kjo për faktin se Lumi u shpall fitues i edicionit të dytë, e bukuroshja nga Prizreni i ka qëndruar afër gjatë gjithë kohës.
Ata duket se janë futur për herë të fundit në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ku edhe sollën disa foto e video për fansat.
“E fundit foto në shtëpinë që na boni bashkë e na dha kaq kujtime të bukura”, thuhet në njërin nga postimet.
E në një video tjetër, ish-futbollisti nga Vitia shtoi: “Duke krijuar kujtimet e fundit në këtë shtëpi”.
Lumi arriti të rrëmbejë çmimin e madh, duke fituar kështu plot 144 mijë euro.
Ai ka mposhtur tre finalistët e tjerë: Edona James, Shqipe Hysenajn e Blerandon.