Informacionet që i’u dhanë Kiarës mbi opinionet jashtë dhe portalet mediatike, duket se mërzitën çiftin Kiara-Luiz.
Në një bisedë me moderatoren Arbana Osmani, Luizi u bëri thirrje të gjithëve që ta respektojnë lidhjen e tyre dhe shprehu se mes tyre ka vetëm respekt, dashuri dhe jo interes.
Kujtojmë se si avantazh për liderin e shtëpisë, Kiarës iu dha e drejta për informacion nga jashtë.
Asaj iu tregua një klip me informacione për të, nga tituj portalesh dhe media të ndryshme.