Dea Mishel dhe Luizi kanë qënë banorët që kanë fituar sfidën e marrjes së më shumë pëlqimeve, duke fituar kështu një avantazh.
Vëllai i Madh u ka dhënë si avantazh Luizit dhe Deas të kenë në dorë komandën e shtëpisë, pra çdo banorë do të bëjë atë që ata do i kërkojnë, pa përfshirë kërkesa që nënkuptojnë thyerjen e rregullave të lojës.
Në monitorin e shtëpisë është shfaqur dhe fotoja me diferencën në përqindje të votimit.