PSG planifikon të shesë disa lojtarë të profilit të lartë, sipas El Nacional.
Klubi parisien është në dijeni se di lojtarë duan të largohen nga Parku i Princave, derisa disa të tjerë nuk janë në planet e tyre.
Mediumi bën të ditur se trajneri Luis Enrique dëshiron të pastrojë listën, me pesë lojtarë që nuk janë në planin e tij.
Gianluigi Donnarumma, Goncalo Ramos, Randal Kolo Muani, Lucas Hernandez dhe Marco Asensio (aktualisht i huazuar në Aston Villa) që janë viktima të mundshme.
Pas 26 xhirove të Ligue 1, PSG qëndron në vendin e parë me 68 pikë.
Në çerekfinale të Ligës së Kampionëve , klubi francez do të përballet me Aston Villa.