Të paktën 80 përqind e njerëzve e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen e mesit me të gjithë intensitetin e saj.
Dhimbja e mesit dhe e shpinës është një shenjë paralajmëruese për anomalitë e shtyllës kurrizore dhe shpesh vjen si pasojë e qëndrimit jo të rregullt të trupit.
Në ditët e sotme, shumica e trajtimeve për dhimbjen e mesit dhe të shpinës kanë të bëjnë me medikamente siç është aspirina apo qetësuesit e ngjashëm, por disa syresh janë shumë më të rënda dhe kanë efekte anësore.
Fillimi i trajtimit të këtyre dhimbjeve nis duke identifikuar shkakun. Shkaqet më kryesore të dhimbjes së mesit kanë të bëjnë me:
• Mungesën e aktivitetit fizik
• Kontraktimet muskulare
• Qëndrimin jo të rregullt të trupit
• Artritin
• Këpucët jo të rehatshme
• Shtatzania
• Obeziteti
• Stresi emocional
• Fjetja në dyshek jo cilësor
• Konstipacioni
Ushqimet më të mira për dhimbjen e mesit
Nëse dëshironi të ‘hiqni qafe’ dhimbjen e mesit dhe të parandaloni shfaqjen e saj në të ardhmen e afërt, atëherë ushqyerja e shëndetshme është shumë e rëndësishme.
AgroWeb.org ju sugjeron të konsumoni produktet e mëposhtme për të pakësuar ose zhdukur dhimbjen e mesit.
Ushqimet me shumë fibër – Konstipacioni mund ta përshkallëzojë dhimbjen e mesit, ndaj konsumoni shumë fruta, perime dhe drithëra që janë të pasura me fibër siç janë mjedra, dardha, molla, makaronat, drithërat e plotë, fasulet e zeza, elbi, argjinarja dhe brokoli.
Uji – Dehidratimi shton dhimbjen e mesit ndaj shmangeni atë duke pirë deri në tetë gota me ujë në ditë.
Ushqimet e pasura me kalium – Kaliumi arrin të zvogëlojë enjtjet, ndaj konsumoni perime, barishte, avokado, banane, lëng të arrës së kokosit dhe produkte të fermentuara bulmeti.
Yndyrnat Omega-3 – Peshqit e oqeanit dhe farat e linit janë të pasura me omega-3 që ulin inflamacionin dhe dhimbjet.
Proteinat – Zgjidhni mishin e pulës, gjelit të detit ose mishrat me pak yndyrë që i japin organizmit proteinat e duhura për shëndetin e muskujve dhe kockave.
Ushqimet që duhet të shmangni
Sheqeri – Sheqeri shkakton inflamacion dhe rrit dhimbjet.
Alkooli – Pijet alkoolike përkeqësojnë inflamacionin.
Kafeina – Dehidraton dhe rrit inflamacionin. Mos pini më shumë se një filxhan kafe në ditë ose hiqni dorë plotësisht prej saj.
Yndyrnat e ngopura – Këto yndyrna rrisin inflamacionin dhe dhimbjet.
Kaloritë e tepërta – Dhimbjet e shpinës përshkallëzohen nga mbipesha.
Pesë kurat natyrale për dhimbjen e mesit
Vaji i peshkut (2,000mg në ditë)
Shafrani i Indisë (1,000mg në ditë)
Magnezi (400-500 mg në ditë) Ky mineral shpesh njihet si minerali i qetësisë sepse qetëson muskujt dhe ul stresin.
Vaji esencial i mendrës dhe vajra të tjerë me përmbajtje mentoli janë analgjezik dhe qetësojnë inflamacionin në kyçe dhe dhimbjen e mesit. Përzijini këto vajra me vaj të arrës së kokosit dhe fërkoni zonën e dhimbjes.
Vaji i qiparisit gjithashtu lufton inflamacionin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke ulur dhimbjen e mesit në të njëjtën kohë. /AgroWeb.org/