Këngëtarja dhe moderatorja shqiptare, Luana Vjollca, po vazhdon t’i shijojë pushimet.
Ndonëse nuk ka bërë të ditur destinacionin e pushimeve, ajo po argëtohet në masë të madhe pas një periudhe të ngarkuar me punë e angazhime të shumta.
Së fundmi, biondja ka ndarë një fotografi atraktive në bikini në të cilat ka vënë në fokus linjat e bujshme trupore.
E njëjta shfaqet në sytjena të bardhë të kombinuar me të zeza, ndërsa dukjen e kompletoi me një palë syze dielli.
Komplimentet ndërkohë nuk munguan as nga miqtë e fansat që mban në Instagram, gjersa postimi mblodhi mijëra pëlqime.