Luana Vjollca josh me pozat e reja, tregon efektin e para dhe pas ngrënies së ëmbëlsirave

Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, është tejet e dashur për publikun e gjerë.

Ajo në rrjete sociale mundohet që të jetë sa më aktive, duke ndarë postime të shumta nga jeta dhe karriera profesionale.

Në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja brune ka mahnitur rreth dy milionë ndjekësit e saj.

E veshur me një bluzë të zezë dhe fund unik, Luana vendosi të të theksojë edhe tiparet trupore.

“Para dhe pas ëmbëlsirave”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Një shkrim i tillë erdhi pasi në imazhin e dytë ajo shihej e shtrirë dhe e rraskapitur, pasi kishte ngrënë shumë.

Sidoqoftë kësaj, artistja së shpejti do të sjell edhe projektin e ri për të cilin ka paralajmëruar fansat.