Luana Vjollca feston ditëlindjen, kështu u befasua

Me këtë datë, moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca feston ditëlindjen dhe mbush plot 29 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Ajo pranoi një befasi të këndshme në orët e para të kësaj dite, teksa festoi me tortë e tullumbace bashkë me më të dashurit e saj.

Ajo që të bie në sy ishte fakti se moderatorja kishte veshur pizhame dhe nuk kishte grim në fytyrë, por dukej në kulmin e lumturisë.

“29 vjetori festohet me pizhama e pa grim 😛 JU DU 💜”, ka shkruar ajo, ndërsa mori urime të panumërta.