Luana Vjollca e Lumi B sjellin këngën “Atë Natë”

Artistët shqiptarë, Luana Vjollca dhe Lumi B, kanë publikuar projektin e tyre të fundit të enjten.

“Atë Natë” titullohet kënga që i bëri bashkë dyshen në duet.

Kënga është produkt i “SBS Entertainment”, ndërsa teksti është shkruar nga vetë artistët dhe Ada Satka.

Videoja është realizuar nga “Fullmoon Production”, ndërsa në muzikë kanë punuar Ada Satka bashkë me Lumi B-në.