Luana Vjollca pritet që së shpejti ta publikojë këngën e re.
Luana Vjollca së shpejti do ta publikojë projektin e ri muzikor, të cilin e sjell në bashkëpunim me Jay Santos.
Këngëtarja, përmes një postimi bëri të ditur se projekti i saj i ri nuk është publikuar për faj të Jay Santos, ngase ai po e vonon finalizimin e kësaj kënge.
“Per kengen sic e kuptuat fajin e ka Jay Santos, bejini presion!”, ka shkruar ajo.
Kujotjmë se disa skena të këtij klipi, Luana dhe Jay Santos i kanë xhiruar në Shqipëri, e disa të tjera jashtë territoreve shqiptare.
