Luana Vjollca është një nga emrat më të dashur të ekranit shqiptar, e cila është aktive edhe në muzikë.
Fansat e saj padyshim që duan të dinë nëse Luana ka lëvizur diku për sezonin e ri televiziv, por duket se nuk ka të reja në këtë drejtim.
Kjo ngase, moderatorja ka nisur punën për sezonin e ri të emisionit të saj “Shiko kush Luan”, teksa po punon edhe për këngë.
Përmes disa postimeve, Luana lë të kuptohet se kanë filluar përgatitjet, por nuk tregoi se cilat do të jenë risitë që i sjell kësaj radhe.
Kujtojmë se para pandemisë, ajo kishte paralajmëruar formatin “Take me out Albania”, por planet u pezulluan për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 në Shqipëri.