Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, sot ka emëruar Lorik Maxhunin drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, transmeton Gazeta Stop.
Lorik Maxhuni është zgjedhur për dy mandate radhazi asamblist i PDK-së në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.
Emërimi i tij, vjen pas dorëheqjes së ish-drejtorit Nexhmendin Rashica.
Postimi i Ferit Idrizi:
Sot, kam emëruar Lorik Maxhunin drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Loriku ka studiuar Shkenca Politike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, për të vazhduar më pas studimet master për Politikë Ndërkombëtare,gjithashtu në Universitetin e Prishtinës.
Loriku është zgjedhur si këshilltar komunal në Komunën e Vushtrrisë nga radhët e PDK-së për herë të parë në vitin 2017 dhe për herë të dytë në vitin 2021, një pozitë që i ka dhënë atij mundësinë të kontribuojë në zhvillimin e komunitetit të tij në nivel lokal.
Gjithashtu ka mbajtur për një periudhë pozitën si Këshilltar i lartë politik në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Republikën e Kosovës.