Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka folur për pandeminë, të shkuarën dhe të ardhmen e tij në karrierën futbollistike
Cana në një intervistë për “Dueli Ditor” në RTV Dukagjini ka thënë se ka disa projekte që lidhen me sportin dhe jashtë sportit.
Ai ka thënë se është në bisedime me disa klube në Francë dhe Zvicër, por që ende nuk ka vendosur ku do të vazhdojë lidhjen e tij me futbollin.
“E dua futbollin dhe do të shikoj a do të shkoj në Francë apo Zvicër. Dua sigurisht të shkoj në një vend më të përshtatshëm dhe të filloj këtë rrugëtim të ri me kushtet më të mira”, është shprehur ai.
Ish-kapiteni i kuqezinjve thotë se me fondacionin e tij, “Lorik Cana”, ka pasur projekt për hapjen e akademive në gjashtë qytete të reja, ku dy nga to kanë qenë në Kosovë, por që sipas tij, pandemia ka ndikuar që projektet të shtyhen.
“Por, aktiviteti ynë nuk do të ndalet absolutisht”, ka dekalruar ndër të tjera Lorik Cana.