Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy së fundmi ka organizuar një festë private për miqtë dhe kolegët për të promovuar koncertin e tij “Alpha show” që do të mbahet në Tiranë më 14 gusht.
Në mesin e të ftuarave ishte edhe reperja, Loredana me të cilën solli bashkëpunimin “Heart Attack” që tashmë është kthyer në një hit veror.
Në ahengun e reperit, Loredana dha edhe një deklaratë për emisionin “Prive” ku edhe foli për jetën private.

E pyetur për statusin e saj aktual, Loredana u shpreh se aktualisht është beqare por që është e hapur për dashurinë.
“Unë jam gjithmonë e hapur për një dashuri të re, kam dëshirë prapë të martohem, prapë të bëj fëmijë, jam e lumtur por ende nuk kam një lidhje të re”, u shpreh Loredana.

Theksojmë që Loredana tashmë është vajzë e një nënë, Hana nga lidhja e saj e mëparshme me reperin, Mozzik, me të cilin ka ndarë rrugët prej kohësh.