Koronavirusi ka prekur edhe futbollistin kosovar të skuadrës së Dritës.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet klubi nga Gjilani nëpërmjet një komunikatë për media.
Por ky klub nuk ka publikuar emrin e lojtarit, mirëpo kërkon nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë si dhe nga FFK që tu bëhen testet çdo futbollisti dhe çdo personi që involvohet në aktivitete sepse në të kundërtën mund të rrezikojmë shëndetin e të gjithë komunitetit të futbollit.