Lojtarët që pas Ligës së Kampionëve mund ta fitojnë edhe Evropianin

Vetëm nëntë lojtarë ia kanë dalë deri më tani që ta fitojnë Kupën Evropiane për klube dhe Kampionatin Evropian në të njëjtin vit. Por a do t’u bashkohet dikush atyre në këtë vit?

Cristiano Ronaldo dhe bashkëlojtari i tij i atëhershëm te Real Madridi, Pepe, kishin një verë të jashtëzakonshme në vitin 2016. Titullin e fituar me Real Madridin në UEFA Ligën e Kampionëve e përcollën me triumf në UEFA Euro 2016 me Portugalinë. Kjo i mundësoi dyshes portugeze që të bëhet pjesë e një grupi elitar ku bëjnë pjesë vetëm nëntë lojtarë që në të njëjtin vit kanë fituar Kupën Evropiane për klube (e njohur tani si Liga e Kampionëve) dhe Kampionatin Evropian.

Që të “kualifikohen” si fitues të dyfishtë, lojtarët duhet të paraqiten në të dy finalet e fituara. Asnjë futbollist nuk e ka fituar në të njëjtin vit Evropianin dhe Kupën UEFA/UEFA Ligën e Evropës, që kur këtë në vitin 1996 e bën yjet e Bayernit si Markus Babbel, Thomas Helmer, Thomas Strunz, Christian Ziege, Mehmet Scholl dhe Juergen Klinsmann. Ata kishin fituar Evropianin me Gjermaninë pasi fituan Kupën UEFA me Bayernin.

Kush mund ta bëj këtë në vitin 2021?

Chelsea e mposhti të shtunën mbrëma Manchester Cityn me rezultatin 1:0 për ta fituar Ligën e Kampionëve për herë të dytë. Chelsea këtë e arriti me skuadër të mbushur me talente ndërkombëtare.

Jo më pak se 11 lojtarë që triumfuan në “Estadio do Dragao” do të shpresojnë në sukses të dyfishtë, duke shtuar në koleksion edhe titullin e Kampionatit Evropian. Nga tre lojtarë te Chelsea i kanë Anglia dhe Gjermania.

Në listë bëjnë pjesë: Mateo Kovaçiq (Kroaci), Andreas Christensen (Danimarkë), Ben Chilwell, Reece James, Mason Mount (Angli), N’Golo Kante (Francë), Kai Havertz, Antonio Rudiger, Timo Werner (Gjermani), Jorginho (Itali), Cesar Azpilicueta (Spanjë).

Deri më tani Kupën Evropiane për klube (Ligën e Kampionëve) dhe Kampionatin Evropian e kanë fituar në të njëjtin vit këta lojtarë: Luis Suarez (në vitin 1964 me Interin dhe Spanjën); Hans Van Breukelen, Ronald Koeman, Berry van Aerle, Gerald Vanenburg (në vitin 1988 me PSV Eindhovenin dhe Holandën); Fernando Torres, Juan Mata (në vitin 2012 me Chelsean dhe Spanjën); Cristiano Ronaldo, Pepe (në vitin 2016 me Real Madridin dhe Portugalinë).

Wim Kieft nuk është në listë, ndonëse fitoi trofeun evropian me PSV-në në vitin 1988. Ai nuk u aktivizua për Holandën në finalen e Kampionatit Evropian, ndonëse ishte në bankë.

Nicolas Anelka i Real Madridit kishte fat të njëjtë në vitin 2000, ndërsa Christian Karembeu ishte rezervist i pashfrytëzuar në të dy finalet e atij viti. Karembeu në vitin 1988 luajti dhe fitoi në finale të Ligës së Kampionëve dhe në finale të Botërorit.

Kupën Evropiane (Ligën e Kampionëve) dhe Botërorin, në të njëjtin vit e kanë fituar: Sepp Maier, Paul Breitner, Hans-Georg Schearezenbeck, Franz Beckenbauer, Gerd Mueller, Uli Hoeness (në vitin 1974 me Bayernin dhe Gjermaninë Perëndimore); Christian Karembeu (në vitin 1988 me Real Madridin dhe Francën); Roberto Carlos (në vitin 2002 me Real Madridin dhe Brazilin); Raphael Varane (në vitin 2018 me Real Madridin dhe Francën).

Në Botërorin e vitit 1988 Raphael Varane kishte për herë të dytë atë verë ndjenjën e veçantë, pasi disa javë më herët fitoi trofeun më të rëndësishëm evropian për klube me Real Madridin.

Sami Khedira ishte shumë afër t’i bashkohej këtij grupi elitar në vitin 2014. Por një lëndim gjatë ngrohjes për ndeshje i pamundësoi atij të luaj për Gjermaninë në finalen e fituar ndaj Argjentinës. Dy muaj më herët ai kishte fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin.