Borussia Dortmundi është klubi i radhës që është prekur nga koronavirusi, por në gjendjen ekonomike.
Klubi gjerman është duke hasur në vështirësi financiare dhe nëse vazhdon kjo situatë me pandeminë botërore, atëherë ata mund të falimentojnë si klub.
Bild raporton se lojtarët e Dortmundit janë në dijeni për vështirësitë që po kalojnë si klub, andaj kanë marrë një vendim të madh.
Lojtarët e skuadrës gjermane kanë marrë vendim që të heqin dorë nga një pjesë e pagës dhe ta ndihmojnë klubin nga kjo gjendje.
Një vendim të tillë thuhet se e kanë marrë edhe lojtarët e Bayern Munichut, e që po ashtu do të marrin vetëm gjysmën e pagës.
Ditë më parë edhe lojtarët e Barcelonës e kanë bërë një gjë të tillë, në mënyrë që të mos largohen disa lojtarë dhe një pjesë e stafit.