Llapi largon Gjilanin nga gara për kreun e tabelës

Llapi e ka mposhtur Gjilanin për ta larguar edhe më shumë skuadrën e Bylbyl Sokolit nga gara për pozitat e para në tabelë. Ndeshja e xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll, e luajtur të dielën në Podujevë, përfundoi 3:1 në të mirë të llapjanëve.

Llapi tani është i shtati me 23 pikë, kurse Gjilani i ka 30 pikë në vendin e katërt. 14 pikë më shumë i ka Drita që kryeson. Golat në fillim të pjesëlojëve dhe një fare në fund, i siguruan fitoren skuadrës së Tahir Batatinës. Elvis Prençi shënoi për 1:0 në minutën e tretë, ndërsa kapiteni Mentor Zhdrella realizoi për 2:0 në minutën e 47-të. Gerhard Progni realizoi supergol në minutën e 54-t, por që nuk ishte i mjaftueshëm për Gjilanin, që po distancohet me hapa të shpejtë nga objektivat. Goditjen finale Gjilanit ia dha Kushtrim Shabani (90+1’) që realizoi gol të bukur nga distanca.