Skuadra e Llapit ka eliminuar Ballkanin në 1/8 e finales të Kupës së Kosovës pasi e mposhti pas penalltive.
Koha e rregullt dhe vazhdimet në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, përfundoi pa gola.
Ndërsa, pas penalltive triumfoi Llapi me rezultatin 4:3.
Te Ballkani nga pika e bardhë dështuan Mevlan Zeka e Visar Berisha derisa shënuan Mirlind Daku, Armend Thaqi e Nazmi Gripshi. Për Llapin të saktë nga penalltia ishin Mentor Zhdrella, Arbnor Ramadani, Emini e Hyseni. Dështoi vetëm Hoti.