Lladrovci tregon se kë e mbështet në mes të Sami Lushtakut dhe Bekim Jasharit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në emisionin Pressing të T7, ka treguar se kë do ta mbështesë në mes të Sami Lushtakut dhe Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt. 

“Unë jam i bindur se Sami Lushtaku dhe Bekim Jashari do të gjejnë gjuhë të përbashkët”, ka thënë fillimisht Lladrovci. 

“Nuk e kanë lanë mentë Sami Lushtakun m’i dalë kundërkandidat Bekim Jasharit”. 

Megjithatë, në një zgjedhje në mes të dyve, Lladrovci ka thënë se e mbështet Bekim Jasharin edhe pse Sami Lushtaku mund të garojë nga radhët e PDK’së.  

“Moralisht do ta mbështes Bekim Jasharin”, ka thënë Lladrovci.