Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ushtruar padi sot ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, pasi që ky i fundit ditë më parë drejtoi akuza ndaj Lladrovcit.
Në padinë e ushtruar, Lladrovci ka kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim nga Kajtazi.
Ashtu siç kam paralajmëruar, sot e dorëzova padinë kundër Vehbi Kajtazit për shpifje. Pas vendimit të gjyqit, vlera e kundërshpërblimit për padinë, do të jepet donacion për organizatat që merren me fuqizimin e sundimit të ligjit!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.