Liverpooli është duke u interesuar për transferimin e një mbrojtësi qendror i cili do të jetë zëvendësues i Virgil Van Dijk.
Kapiteni i The Reds pritet të largohet nga Anfield në fund të sezonit, derisa skuadra e Arne Slot tanimë ka gjetur zëvendësuesin e tij.
Lideri aktual i Ligës Premier e ka në listën e dëshirave francezin Loic Bade i cili ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me fanellën e Sevillas.
Por The Reds për transferimin e Bades po rivalizohen nga dy skuadrat e tjera angleze Newcastle United dhe Aston Villa që gjithashtu e duan lojtarin.

Për Liverpoolin, interesimi për Bade vjen mes pasigurisë që rrethon të ardhmen e kapitenit Virgil van Dijk , situata e kontratës së të cilit mbetet e pazgjidhur.
Reds janë duke eksploruar opsione për të forcuar mbrojtjen e tyre në rast se holandezi largohet në fund të sezonit, derisa Bade mbetet prioriteti numër një.
Sevilla është e gatshme ta shes francezin për një shumë rreth 25 milionë euro.