Liverpooli do të ketë mbështetje financiare për ta transferuar Kylian Mbappen në afatin kalimtar të verës. “Le Parisien” raportoi të enjten se nëse PSG-ja do ta shesë francezin për 200 milionë euro, atëherë klubi anglez është në pozicion për ta përballuar këtë shifër, pas investimeve të aksionarëve.
Bëhet e ditur se objektivi kryesor i Liverpoolit është Mbappe. Sulmuesi 22-vjeçar shkëlqeu të martën mbrëma në ndeshjen kundër Barcelonës, duke realizuar tre gola në fitoren 4:1 të Parisit në “Camp Nou”.
Kontrata me PSG-në, Mbappes i skadon në verën e vitit 2022 dhe së fundmi ka refuzuar ta vazhdojë atë.