Lituania e mposhtë Shqipërinë në Tiranë

Shqipëria ka pësuar humbje me rezultat 1-0 nga Lituania në “Albania Arena” në një ndeshje për tu harruar nga kuqezinjtë.

Edhe pse Shqipëria llogaritej si favorit në këtë ndeshje, nuk arriti të krijojë të paktë ndonjë rast të mirë për gol.

Dy raste të mira të lituanëve në pjesën e parë, por Thomas Strakosha mbron në të dyja rastet.

Për Shqipërinë rastin më të mirë e kishte Armando Sadiku, por gjuajti mbi portë.

Me këto raste u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi me gol për Lituanin, por që erdhi pas një gabimi trashanik të Shqipërisë.

Gjithçka nisi nga një pasim i gabuar i Gjasulës, ku topi u vjedh nga Kazlauskas, i cili kaloi Shtrakoshën dhe shënoi për 1-0.

Shqipëria u mundu të kthehet në lojë me goditjet e Sadikut dhe Rey Manajt, por asnjëri nuk kishte sukses.

Në fund të ndeshje Elseid Hysaj u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Shqipërinë me 10 lojtarë.

Shqipëria ka tri pikë, aq sa kanë Kazakistani, Lituania dhe Bjellorusia.