Sot shënohet një vjetori i mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje cilës iu bashkua edhe Lista “Guxo” e Vjosa Osmanit, arritën rezultat që u siguroi të merrnin shumicën parlamentare dhe krijimin e Qeverisë.
Por, pikërisht në ditën kur këto dy forca politike shënuar fitore më 14 shkurt 2021 në ditën e të dashuruarve, një vit pas ata kanë vendosur që të ndajnë rrugëtimin e tyre politik.
Lista “Guxo”, që deri tash ka qenë pjesë e listës së përbashkët me LVV-në në zgjedhjet parlamentare dhe lokale, sot do të aplikoj në KQZ për regjistrim si subjekt politik.
Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar njëri nga iniciatorët e krijimit të Listës “Guxo”, Faton Peci, i cili aktualisht mbanë postin e ministrit të Bujqësisë në Qeverinë Kurti.
Ndryshe, Lista “Guxo” në kuadër të Grupit Parlamentar të LVV-së, momentalisht ka katër deputetë në Kuvendin e Kosovës, ata janë: Haxhi Avdyli, Doarsa Kica-Xhexhlili, Jeta Statovci dhe Burim Karameta.
Gjithashtu në kuadër të Listës “Guxo” janë edhe dy ministra në Qeverinë Kurti, ata janë Donika Gërvalla e cila udhëheq me MPJD-në dhe Faton Peci me ministrinë e Bujqësisë.