Lirohet nga paraburgimi polici që rrahu 18-vjeçarin

Krejt kjo kishte ngjarë tri vite më parë.

Polici H.K kishte ushtruar dhunë mbi 18 vjeçarin Leotrim Rama brenda stacionit policor.

E menjëherë pas shpërndarjes së saj në rrjete sociale u morën edhe masa nga organet e drejtësisë.

I pandehuri H.K u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për 48 orë.

E posa plotësoi këtë dënim prokurori Eset Rama e liroi H.K me arsyen se ky i fundit u tregua i sinqert në deklaratat e përshkrimit të rastit.

Mirëpo lënda nuk u mbyll me kaq, pasi që Këshilli Prokurorial vendosi ta suspendojë Ramën si ndëshkim për vendimin e dhënë.

KPK-ja ka marrë vendim në mënyrë unanime për pezullimin nga puna të prokurorit në fjalë, si dhe ka themeluar Panelin hetimor, i cili do të trajtojë rastin dhe do t’i rekomandojë KPK-së vendimin përfundimtar

E pas suspendimit të prokurorit Rama, prokuroria mori vendim ta kthejë policin H.K sërish në paraburgim.

Edhe këtë herë polici nuk ndejti gjatë.

Kjo pasi që avokati i H.K dërgoi lëndën në Gjykatë të Apelit.

Arbër jashari, zëdhënësi Gjykatës së Apelit bëri të ditur për T7 se polici që ka kryer aktin e dhunshëm mbi Leotrim Ramën u lirua nga paraburgimi.

Të pandehurit H. K. i është nderprerë masa e paraburgimit të premten dhe e njëjta i është zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej 30 ditësh.  I pandehuri nuk guxon të largohet nga lokalet ku ai e ka vendbanimin ose vendqëndrimin pa lejen e gjykatës, në të kundërtën në çdo kohë mund t’i shqiptohet masa e paraburgimit.

T7 gjatë së shtunës kontaktoi edhe me Leotrim Ramën, i cili nuk ishte në dijeni se polici që e sulmoi tash është liruar nga paraburgimi.

Por i njëjti tha se nuk është në gjendje të flasë.