Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ka aprovuar kërkesën e kryeshfit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina për lirim nga detyra.
Morina në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ka kërkuar vetë që të lirohet nga detyra, derisa nuk ka specifikuar arsyet e këtij vendimi.
Telegrafi ka siguruar vendimin e MMPHI-së, për lirim nga detyra të Morinës, vendim ky i cili hyn në fuqi sot.
Më 1 tetor të vitit të kaluar Morina ishte pezulluar nga detyra me vendim të ish-ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe në vend të tij ishte emëruar si U.d Kryeshef Mentor Sylmeta. Por Morina më pas ishte kthyer përsëri në punë.
