Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për ditën e premte.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.84 euro për litër, ndërsa çmimi i benzinës është i njëjtë me një ditë më parë. Një ditë më parë çmimi maksimal i lejuar i naftës ishte 1.86 euro.
Benzina po shitet për 1.75 euro për litër, ndërsa gazi 0.78 euro.
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së premtes dhe janë valide 24 orë.