Lirohet Faik Fazliu

Është liruar Faik Fazliu, pasi ishte i arrestuar nga Policia e Kosovës mbrëmë në Prizren.

Kjo u bë e ditur nga Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ju informoj se sapo u lirua ish kreu i OVL UÇK-së, Faik Fazliu. Gjykata tani i ka edhe faktet me video, të ushtrimit të dhunës ndaj tij gjatë arrestimit”.