Gjykata Themelore në Ferizaj ka marrë vendim t’ia zëvendësojë masën e sigurisë ushtarit të FSK-së, Azem Kurtaj, i cili dyshohet se plagosi dy të rinj serbë.
Raportohet se ai është dërguar nga paraburgimi në arrest shtëpiak.
Lajmin për “Indeksonline” e ka konfirmuar avokati i Kurtajt, Naim Ferati.
Kujtojmë se sot ka vazhduar seanca fillestare kundër ushtarit të FSK-së i cili më 6 janar ka plagosur dy të rinj të komunitetit serb në Shterpcë.
Kurtaj, para trupit gjykues është deklaruar i pafajshëm.
“Zotëri gjyqtar jam i pafajshëm në këtë rast”, ka thënë shkurt Kurtaj.