Nafta dhe benzina në Shqipëri do të shitet më lirë, nga ora 18:00 e kësaj të enjteje.
Një litër naftë, do të kushtojë 232 lekë, nga 238 që ka kushtuar në gjashtë ditët e fundit.
Edhe benzina do të tregtohet në pikat e karburantit dy lekë më lirë. Nga 218 lekë, do të shitet për 216 lekë/litri.
Ndërsa çmimi i gazit qëndron i njëjtë, në vlerën e 81 lekëve për një litër.
Ulja e çmimit të lëndëve djegëse reflekton uljet që hidrokarburet kanë pësuar në bursë.