Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e diel.
Për ditën e tretë radhazi, çmimet e naftës dhe benzinës kanë zbritur.
Çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.69 euro për litër, dy centë më lirë dje. I benzinës 1.53 euro për litër, tre centë më pak se dje. Çmimi i gazit ka mbetur i njëjtë sikur të shtunën, 0.78 euro për litër.

Çmimet vlejnë sot prej orës 10:00 dhe janë valide për 24 orë.