Limaj për përmendjen e “100 vrasjeve” nga Prokuroria Speciale: Punë e prokurorisë që të zmadhojnë gjërat


Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se publikimi i aktakzuës nga Prokuria Speciale ndaj liderëve politikë të UÇK’së ka vënë Kosovën në pozitë delikate.. Në publikim përmendet se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, janë të përfshirë në rreth 100 vrasje. 

“Mendoj që keni të drejtë që nga publikimi i asaj letre të prokurorisë natyrsiht që ka pasur një impakt. Dhe do të ketë në vazhdimësi në jetën politike. Janë përmendur emrat e dy njerëzve që janë bartës të institucioneve. Kjo normal që ka impakt për politikën“, thotë ai. 

“Nuk e kisha lidhë qeverisjen me publikimin. Që kosova është në situatë delikate. Delikate është publikim i i aktakuzës gjatë rruigës për në Uashington. Po të ndodhte takimi, do kishte edhe zhvillime tjera.”

“Është puna e prokurorisë që të zmadhojë atë cështje që e ka. Sikur puna e PR’it. Por drejtësia funksionon ndryshe. Prokuroria është palë, ajo e shtron argumentin e saj. Në fund ka procese dhe prokuroria e ulë atë që e ka thënë më herët. Në fund është arbitri, apo gjyqtari ai që vendos. Ai e thotë fjalën e fundit. Unë vetë kam qenë i gjykuar disa herë. Shumë akuza kanë qenë ndaj meje kurse në fund mbetën pa asgjë”, përfundon ai.