Limaj kujton Abejën dhe bashkëluftetarët e tij

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar Bekim Berishën-Abejën dhe bashkëluftetarët e tij në 22 vjetorin e rënies.

Limaj tha se Bekim Berisha-Abeja bashkë me bashkëluftëtarët e tij ranë 22 vite më parë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë.

“Kontributi i Bekim Berishës si një luftëtar i zoti dhe dhe strateg i shquar ishte jashtëzakonisht i madh, pasi ai kishte marrë pjesë edhe në luftën kundër serbëve në Kroaci dhe Bosnjë”.

Postimi i plotë:

Kosova sot nderon dhe përkujton me pietet të lartë heronjtë e kombit Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula.

Bekim Berisha-Abeja bashkë me bashkëluftëtarët e tij ranë 22 vite më parë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë.

Kontributi i Bekim Berishës si një luftëtar i zoti dhe dhe strateg i shquar ishte jashtëzakonisht i madh, pasi ai kishte marrë pjesë edhe në luftën kundër serbëve në Kroaci dhe Bosnjë.

Kosova do t’i nderoj përgjitmonë dëshmorët e kombit të cilët janë gurthemeli i lirisë së Kosovës.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!