Limaj “godet” lidershipin e ri të PDK-së: E kanë humbur rrugën

Kryetair i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ia ka shtrirë dorën e bashkëpunimit Partisë Demokratike të Kosovës për shkak të kërkesës se thirrjeve të vazhdueshme të bashkëluftëtareve, veteranëve anekënd vendit.

Limaj tha në Radio Televizionin e Kosovës se duke qenë se kryetari dhe ish kryetari i PDK-së janë në Hagë ka qenë idhtar i ndërtimi të një fronti të përbashkët për të mbrojtur vlerat tona komëbtare.

Duke komentuar deklaratat e zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike, kreu i Nismës thotë se lidershipi i ri e ka humbur rrugën.

“Ata nuk e kuptojnë çka po flas, sepse lidershipi i ri e ka humbë rrugën. Shtrati ynë elektoral e kupton çka po flas”.

Kreu i NISMA-s shtoi se lista e deputetëve të Nismës përfaqëson kauzën e Nismës dhe të kaluarën atdhetare.

“Kemi një ekip me personalitete të jashtëzakonshme. Janë profile të larta politike dhe kanë qenë pjesë e vendimmarjes. Poashtu kemi diasporë dhe është një ekip e jashtëzakonshme dhe kjo listë përfaqëson shtratin tonë electoral dhe vlerën tonë”.