Ka përfunduar takimi mes krerëve të koalicionit qeverisës LDK-AAK-Nisma.
Përfaqësuesi i këtij koalicioni, Kreu i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk ka mospajtime mes partnerëve qeverisës, njofton Klan Kosova.
Megjithatë ai shprehet se në këtë koalicion bashkëqeverisës, mungon koordinimi i ngushtë.
”Nuk ka mospajtime- ka nevojë koordinim më të ngushtë, vendimmarrje më të qartë. Qartësi në agjendë”.
”Ka gatishmëri prej të gjithëve që ne të ecim në këtë drejtim. Nuk ka këtu interesa të ngushta individuale partiake”.
”Interesi ynë është që të jemi sa më të përgatitur”.